E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

08:38 | 13 Tetor 2024
e-diela-me-diell-dhe-vranesira,-temperaturat-arrijne-ne-22-grade

Sot, moti në Kosovë parashihet të jetë me diell e pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 22 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK-ja.

Komento: