Sul’mi ndaj Rakiqit, Musliu: U rra’h nga kriminelët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit – rasti mund të manipulohet

16:08 | 13 October 2024
sul’mi-ndaj-rakiqit,-musliu:-u-rra’h-nga-kriminelet-e-vuciqit-dhe-radoiciqit-–-rasti-mund-te-manipulohet

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu, në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiqi është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Millan Radoiçiqin.

Musliu tutje thekson se, Rakiqi është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe. Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Komento: