Hisen Berisha: “Vetëvendosja” e ka të vështirë të përballët për mashtrimet me opozitën

12:38 | 14 Tetor 2024
berisha:-aktet-anti-amerikane-te-kesaj-qeverie-perbejne-nje-rrezik-per-te-ardhmen-e-kosoves


Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar trajtimin e problemit të furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Para fillimit të seancës, partia në pushtët “Vetëvendosja” ka njoftuar se nuk do të jetë prezentë në asnjë seancë të thirrur nga opozita.

E lidhur me këtë, ka reaguar për “Front Online” anëtari i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.

Berisha thotë se “Vetëvendosja”  e ka të vështirë me u përball me opozitën.

Deputeti Berisha tha se kryeministri Kurti erdhi në pushtet me premtime për ushtarët e FSK, por i dështuan fjalët.

 “Vetëvendosja është bërë letër lexuese për të gjitha mashtrimet e spekulimet që bënë. Përballja e opozitës është e vështirë. Gjithçka ka qenë veç premtim i rrejshëm. Kurti në pushtet ka ardh me premtimin për ushtarët e FSK me shërbimin e detyrueshëm dhe dështoi”, thotë Berisha.

Tutje, ai tha se është e turpshme se me çfarë problemi po përballën pjesëtaret e FSK-së.

“Asnjë premtim se ka mbajtur, ushtarët kanë problem me ushqim me çështjen kryesore kjo është e turpshme”, ka deklaruar Berisha për “Front Online”.

Komento: