Zemaj: Askush s’e ka menduar se do ta përjetojë kohën kur diskutohet ushqimi në FSK, kot s’u kemi thënë praktikantë dhe të paaftë

14:08 | 14 Tetor 2024
zemaj:-askush-s’e-ka-menduar-se-do-ta-perjetoje-kohen-kur-diskutohet-ushqimi-ne-fsk,-kot-s’u-kemi-thene-praktikante-dhe-te-paafte

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se “nës heshtim, ka me ardhë një moment kur të gjithë keni me rapre e këtij mashtrimi, kësaj hajnie”.

“Unë jam i bindur se askush nuk e ka menduar dhe askush nuk e ka vlerësuar që do ta përjetojë, qoftë si anëtarë të këtij Kuvendi këtu, një çështje që do të duhej të ishte më se elementare”, tha Zemaj.

“Ne kot nuk u kemi thënë praktikantë dhe kot nuk u kemi thënë të paaftë, sepse dështimet në nivele të tilla i kemi parë”, tha ai.

Komento: