Haliti ironizon: Shpresoj që kjo situatë të jetë si ushtrim për ushtarët që të përgatiten për situata të jashtëzakonshme

16:38 | 14 October 2024
haliti-ironizon:-shpresoj-qe-kjo-situate-te-jete-si-ushtrim-per-ushtaret-qe-te-pergatiten-per-situata-te-jashtezakonshme

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se nuk e di kush është fajtori për situatën me ushqim në FSK, por shtoi se “Prokuroria e vendit duhet të ndërmarrë masa”.

“Ata që janë fajtor duhet të përballen me ligjin në qoftë se ka korrupsion, gjithsesi”, tha Haliti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai përmendi raste në botë kur “forcat speciale të ushtrive i nxjerrin ushtarët vetë i lënë kah 1 muaj nëpër mal” për “me i rezistu situatës së jashtëzakonshme”.

Në këtë mënyrë, ai ironizoi duke thënë se shpreson që këtë situatë tash ta shfrytëzojnë ushtarët e FSK-së.

Komento: