KPK shpall konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit

14:38 | 15 October 2024
kpk-shpall-konkurs-per-kryeprokurore-te-pese-prokurorive-themelore-dhe-asaj-te-apelit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 255-të, të martën, ka shpallur konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit.

Konkursi është shpallur për kryeprokuror të Pokurorisë së Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Pejës, si dhe Prokurorisë së Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë mbledhje, u bë e ditur se ky konkurs do të jetë i hapur 15 ditë, nga 21 tetori 2024.

Mbledhja e KPK-së po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës, ku pritet të caktohet Paneli Vlersues për kandidaturat për kryeprokuror të Prokurorive, për të cilat u shpall konkursi.

Gjithashtu, në këtë Rregullore nuk ishin adresuar as rekomandimet e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) që parimi i transparencës të jetë më i detajuar dhe jo vetëm përgjithësim.

Po ashtu, IKD kishte rekomanduar që të mundësohet marrja e mendimeve apo informatave të karakterit këshillëdhënës nga secili prokuror për secilin kandidat për kryeprokuror. IKD në komentet e dhëna ka rekomanduar që KPK të themelojë Panelin Vlerësues dhe me vendim të caktojë edhe kryesuesin e këtij paneli, duke mos përcaktuar që automatikisht Kryesuesi i KPK-së të jetë edhe kryesues i Panelit për Vlerësim.

Komento: