Aksident mes dy veturave në Gjakovë, katër të lënduar

16:38 | 15 October 2024
aksident-mes-dy-veturave-ne-gjakove,-kater-te-lenduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal i policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka theksuar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli”.

“Sot rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore)”, ka thënë ai.

Ndërsa, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Komento: