Deputetja e VV-së për publikimet mbi Dejona Mihalin dhe Nagip Krasniqin: Unë nuk e di pse po e bëjnë kaq të madhe

19:38 | 15 Tetor 2024
deputetja-e-vv-se-per-publikimet-mbi-dejona-mihalin-dhe-nagip-krasniqin:-une-nuk-e-di-pse-po-e-bejne-kaq-te-madhe


Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për zhurmën e madhe që po bëhet, duke theksuar se Mihali koordinon punët me të gjitha komitetet brenda subjektit politik.

Po unë nuk e di pse po e bëjnë kaq të madhe kur ne Dejonën e kemi koordinatore të komiteteve edhe faktikisht ajo i koordinon punët me të gjitha komitetet Brenda subjektit politik’’, tha Tishukaj për Front Online.

Tishukaj theksoi rëndësinë e harmonizimit dhe vuri në dukje se ky pozicion është krijuar edhe për zgjedhjet e fundit brenda partisë.

Ajo nënvizoi se është normale që të gjitha subjektet politike të kenë koordinatorët e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia dhe puna e jashtme, duke e vlerësuar punën e Mihalit dhe shprehur moskuptimin për zhurmën që po krijohet rreth saj.

Ai pozicion iu ka besuar Dejonës edhe në zgjedhjet e fundit që I kemi pasur Brenda partisë dhe nuk e di pse po e bëjnë kaq të madhe kur ne duhet të harmonizohemi , unë vet harmonizohem me të në çështje të caktuara sepse pozita është e tillë që duhet koordinuar ,unë besoj se të gjitha subjektet politike I kanë koordinatorët e komiteteve  të arsimit, shëndetësisë apo punëve të jashtme’’, përfundoi Tishukaj. / Front Online /

Komento: