Rrahje mes dy personave në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajtje

10:08 | 16 October 2024
rrahje-mes-dy-personave-ne-fushe-kosove,-dergohen-ne-mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Policia bën të ditur se si pasojë e përleshjes të dyshuarit pësuan lëndime trupore.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se ishin përleshur fizikisht ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.

Komento: