Për shkak të punimeve në aksin Gjilan – Prishtinë mbyllet rruga në fshatin Parallovë

12:38 | 16 October 2024
per-shkak-te-punimeve-ne-aksin-gjilan-–-prishtine-mbyllet-rruga-ne-fshatin-parallove

Policia ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, nga ora 14:30 e deri në ora 16:00 do të mbyllet rruga në fshatin Parallovë.

Kjo rrugë siç njofton policia, nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

Organet e rendit sugjerojnë se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkohet ndihmë dhe mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan.

Komento: