Punimet e paplanifikuara lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës

14:08 | 16 October 2024
punimet-e-paplanifikuara-lene-pa-uje-disa-lagje-te-prishtines

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë.

Krejt kjo shkaku i disa punimeve teknike të paplanifikuara.

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.

Komento: