Mbyllja e Komunës paralele të Skenderajt, detaje për ngjarjen: Gjendej pranë zyrave të Policisë

20:38 | 16 October 2024
mbyllja-e-komunes-paralele-te-skenderajt,-detaje-per-ngjarjen:-gjendej-prane-zyrave-te-policise

Policia e Kosovës ka mbyllur sot zyrën ilegale të Komunës së Skënderajt që vepronte në Mitrovicën Veriore.

Pas mbylljes Policia ka dhënë detaje.

Kjo zyrë ilegale ishte në afërsi të Drejtorisë së Rajonale të Policisë.

“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajt. Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.

Komento: