Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Valencias dhe Arsenalit.
Arsenali ka arritur të kalojë në finale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar Valencian me rezultat të përgjithshëm 7-3.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Mestalla’, solli emocione dhe shumë gola, për tu mbyllur në fund 4-2 në të mirë të anglezëve.
Pierre Emerick Aubameyang me tri gola dhe Alexandre Lacazette me një gol, ishin heronjtë e Arsenalit në këtë sukses.
Në anën tjetër, të dy golat për Valencian i shënoi sulmuesi Kevin Gameiro.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.