Ukaj për heqjen e vizave: Vendim i drejtë i qeverisë

11:38 | 17 Tetor 2024
ukaj-per-heqjen-e-vizave:-vendim-i-drejte-i-qeverise

Njohësi i politikës, Fidan Ukaj, e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të integrimit rajonal.

‘’ Vendimi I Kosovës   që vizat të hiqen  për qytetarët e Bosnjës në drejtim të Kosovës nga janari I vitit 2025 për mua është një vendim me qasje të drejtë e institucioneve të Kosovës’’, tha Ukaj.

Ukaj sugjeroi se ky vendim mund të  jetë edhe si taktikë e kryeministrit të vendit që presioni ndërkombëtar të hodhët në palën tjetër  dhe kjo e fundit të bëjë veprimin e njëjte , mirëpo përkundër kësaj e vlerëson këtë vendim.

Mendoj se është një taktizim i kryeministrit që pastaj presioni ndërkombëtar të vendoset në palën tjetër, në palën e Bosnjës që akordimin e rritur më herët për lëvizjen e lirë edhe për qytetarët e Bosnjës në drejtim të Kosovës e poashtu të Kosovës në drejtim të Bosnjës me letërnjoftim akordim që është dakorduar edhe në prezencën e faktorit ndërkombëtar mendoj se pos që është një  vendim I drejtë është edhe taktizim siç e thashë që edhe pala e Bosnjës me e bë veprimin e njëjtë’’, përfundoi Ukaj.  / Front Online /

 

Komento: