Pacolli insiston: Kam dëshmi njerëz të tjerë për bisedën me Radoiçiqin në prezencë të Kurtit

15:08 | 17 October 2024
pacolli-insiston:-kam-deshmi-njerez-te-tjere-per-biseden-me-radoiciqin-ne-prezence-te-kurtit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdon të insistojë që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq, në mënyrë që t’ia sigurojë një votë nga komunitetet atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmanit.

Pacolli, kësisoj i ka reaguar Përparim Kryeziut, zëdhënsit të Qeverisë, duke i thënë se po e shtrembëron të vërtetën duke thënë ndryshe.

Madje sipas Pacollit, për këtë që po i thotë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.

 

 

 

“Për këtë cka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.  Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka shkruar Pacolli.

Komento: