Maqedonci vlerëson ndihmën e SHBA-së në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse

16:38 | 17 October 2024
maqedonci-vlereson-ndihmen-e-shba-se-ne-ndertimin-e-kapaciteteve-mbrojtese

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ka bërë të ditur se ka pritur këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit, Ronald Wilkins.

Në një postim në Facebook, Maqedonci ka shkuar se implementimi i sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit (PPBE) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shënuar hapa të ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Ai ka thënë se rregullorja e PPBE është dokument thelbësor për ndërlidhjen e Strategjisë së Mbrojtjes me resurset dhe objektivat afat-gjate.

“Sot në takim e prita z. Ronald Wilkins, këshilltar i lartë amerikan për PPBE në Ministrinë e Mbrojtjes. Me z. Wilkins diskutuam për rrugën përpara për implementimin e këtij sistemi që aplikohet në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci në Facebok .

Tutje ai ka theksuar se mbështetja e SHBA-ve për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe për fuqizimin e mbikëqyrjes civile është instrumentale në përgatitjen e vendit tonë për përafrim me NATO-n.

Komento: