Maqedonci takon ambasadorin e ShBA-së: Thellimi i bashkëpunimit mbetet prioritet i dyanshëm

18:38 | 17 October 2024
maqedonci-takon-ambasadorin-e-shba-se:-thellimi-i-bashkepunimit-mbetet-prioritet-i-dyanshem

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Maqedonci dhe Hovernier, diskutuan për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, tha Maqedonci.

Ai theksoi se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat”. theksoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Komento: