Kryetari i AKR-së: Pa pergjegjesi e madhe ndaj obligimeve ndaj shtetit

19:38 | 17 October 2024
kryetari-i-akr-se:-pa-pergjegjesi-e-madhe-ndaj-obligimeve-ndaj-shtetit


Në ditët e fundit u mbajtën tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, për shkak të skandaleve që kanë prekur partinë në pushtet.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në këto seanca, duke shkaktuar reagime të shumta, sidomos nga opozita.

Sot, Instituti Kombëtar i Demokracisë (IKD) shprehu shqetësim të thellë për këtë bojkot, duke e cilësuar si kundër-kushtetues.

IKD theksoi se pjesëmarrja aktive në debatet parlamentare është thelbësore për demokracinë dhe se bojkotet dëmtojnë integritetin e Kuvendit dhe injorojnë qytetarët.

“Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik, deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim  të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së

Opozita gjithashtu reagoi për këtë situatë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe diskutimeve parlamentare.

Në të njëjtën linjë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ketë veprim e cilësoi si një përgjegjësi të madhe ndaj obligimeve të shtetit dhe qytetarëve, të cilët i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar

‘’Pa pergjegjesi e madhe ndaj obligimeve ndaj shtetit dhe qytetareve te Kosovës të cilët e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar ata’’, tha Pacolli për Front Online.

Komento: