Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita.
Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i këtyre seancave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend është taktikë që të largohet nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive.
Avokati thotë se Kurti asnjëherë nuk e ka quajtur ndonjë zyrtar të lartë, spiun të Serbisë.
Teksa shton se të gjithë ata që shajnë kryeministrin, Albin Kurti kanë dëshirë që t’i përngjajnë atij për guximin, e për të cilin thotë se nuk është fare i korruptuar.
“Se besoj që Kurti e ka quajtur dikë prej zyrtarëve më të lartë spiun i Serbisë. Ata që e shajnë Albinin vdesin të jenë si Albini, vetëm pak me i ngjasuar me zotësi. Disa persona… pa emra, mund të kenë lëvdata e merita në pjesën e parë gjatë luftës, por të njëjtit për gjërat që i kanë bërë pas luftës, duhet me iu ardhë marre për shumë gjëra”, tha Gashi.