“Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqit”/ Daut Haradinaj thotë se ajo zbatoi porositë e shefave

21:38 | 17 Tetor 2024
“ka-pergjime-me-te-renda-se-keto-te-kusarit-me-radojciqit”/-daut-haradinaj-thote-se-ajo-zbatoi-porosite-e-shefave

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq.

Haradinaj në emisionin Pressing në T7 thotë se Kusari Lila vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nepërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu.

Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai.

Komento: