Ferat Shala: Qeveria po e vazhdon procesin e korrupsionit në institucione

08:08 | 18 October 2024
ferat-shala:-qeveria-po-e-vazhdon-procesin-e-korrupsionit-ne-institucione


Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar pushtetin aktual për korrupsion. Ai thotë se implementimi i kontratave një burime janë në dëm të shtetit.

“Qeveria është duke vazhduar procesin e korrupsionit në institucionet e shtetit. Kontrata një burimore kanë vazhduar të implemtohën nga Qeveria, kjo është në dëm të shtetit e taksapaguesve. Kontratat një burimore e zhdukin konkurrencën e lirë të aktereve ekonomik që u mohohet e drejta e barazisë”, thotë Shala për “Front Online.

Komento: