Postera provokues për Policinë e Kosovës, plazmën e VV-në vendosen në veri të Mitrovicës

11:08 | 18 October 2024
postera-provokues-per-policine-e-kosoves,-plazmen-e-vv-ne-vendosen-ne-veri-te-mitrovices

Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë shfaqur postera me simbolet e Policisë së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe biskotat serbe ‘Plazma’.

Në postera shihet një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, një pastruese me logon e Vetëvendosjes duke fshehur ‘Plazma’ dhe një huligan me ‘Plazma’ në dorë, shkruan mediumi lokal Radio Kontakt Plus.

Posterat janë vendosur në disa lokacione në veri të Mitrovicës dhe janë të nënshkruara nga artisti me pseudonimin Graforizha.

Komento: