“Gjithmonë kënaqësi”, thotë ambasadori Rohde për lojën e futbollit me Bislimin

12:08 | 18 October 2024
“gjithmone-kenaqesi”,-thote-ambasadori-rohde-per-lojen-e-futbollit-me-bislimin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “X”, ku njofton se loja u zhvillua me ekipin e Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të qeverisë.

“Gjithmonë kënaqësi për të shijuar një ndeshje miqësore me Besnik Bislimin dhe ekipin e qeverisë – veçanërisht kur ekipi im i Ambasadës për fat del në krye”, ka shkruar Rode.

Komento: