Rohde: S’ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, progresi garanci për anëtarësim në BE

14:38 | 18 October 2024
rohde:-s’ka-perparim-ne-dialogun-kosove-serbi,-progresi-garanci-per-anetaresim-ne-be

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, vlerëson se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka përparim aktualisht, ndonëse pritjet e BE-së janë që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.

Ai tha se përparimi në dialog është i nevojshëm duke pasur parasysh faktin që qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Unë e di që ka zgjidhje, por gjithmonë ka zgjidhje diku. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”, u shpreh Rode.

“Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”, shtoi ai.

Rohde mes tjerash pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, tha se qëllimi kryesor i Procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton EO.

Komento: