Më në fund Eden Hazard flet për të ardhmën e tij

08:18 | 10 Maj 2019

Eden Hazard pritet të largohet nga vera gjatë verës.

Ylli belg Eden Hazard pretendon se ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në Chelsea apo jo edhe për sezonin e ardhshëm, pasi e ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.

Eden Hazardi e gjuajti penalltinë e fitores pasi që koha e rregullt dhe ajo shtesë e ndeshjes gjysmëfinale përfundoi me barazim 1:1. Kepa Arrizabalaga ua mbrojti penalltitë Martin Hintereggerit dhe Goncalo Paciencias, transmeton Express.

Gjysmëfinalja e së enjtes mund të ketë qenë hera e fundit që Eden Hazardi luan në Stamford Bridge, pasi që belgu është afër arritjes së një marrëveshjeje për t’iu bashkuar Real Madridit, sipas mediave spanjolle.

Kontrata e Hazardit me Chelsean skadon në vitin 2020, mirëpo situata e tij komplikohet edhe më shumë për shkak se dënimi i FIFA-s ia pamundëson klubit londinez të transferojë lojtarë në dy afatet kalimtare të ardhshme. Këtë dënim, Chelsea e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Chelsea nuk do të kishte mundësi ta transferojë një zëvendësues për Hazardin nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e mbron vendimin e FIFA-s. Për këtë arsye, duket se 28-vjeçari mund edhe ta lë anash ëndrrën e tij, për të luajtur në Real Madrid, dhe të qëndrojë në Chelsea.

“Nuk mendoj për këtë gjë. Unë vetëm po mendoj të fitoj diçka me këtë klub”, u përgjigj Eden Hazard për BT Sport kur u pyet për të ardhmen e tij, pasi e ndihmoi Chelseat ta zë një vend në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Arsenalin.

“Nëse finalja është ndeshja ime e fundit, do të tentoj të bëj gjithçka. Në mendjen time, nuk e di ende. Kështu që, do të tentoj të fitoj ndeshje me Chelsean”.

Komento: