Fushatë sensibilizuese në Mitrovicë, ‘Raporto mos duro’

17:38 | 18 October 2024
fushate-sensibilizuese-ne-mitrovice,-‘raporto-mos-duro’

Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve si dhe parandalimit të dhunës në familje, Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar fushatë vetëdijesimi nën moton “Raporto Mos Duro”.

Zyrtarët policor u shpërndanë qytetarëve të kësaj pjese të vendit fletëpalosje me mesazhe informuese e vetëdijesimi në të cilat përveç mesazheve sensibilizuese janë ilustruar edhe sanksionet penale.

Në këto fletëpalosje specifikohen se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.

Policia ka bërë thirrje që për çdo rast me elemente të dhune në familje të raporto në linjën 192, në aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].

Komento: