Ekonomisti Raçi: Papunësia në Kosovë shumë e lartë dhe shqetësuese

19:38 | 18 October 2024
ekonomisti-raci:-papunesia-ne-kosove-shume-e-larte-dhe-shqetesuese


Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Imer Raçi në një prononcim për “Front Online” ka folur për raportin e Bankë Botërore.

Raçi ka thënë se papunësia në Kosovë është e lartë.

Largimi i qytetarëve nga vendi tregon që s’ka treg të punës, vlerëson Raçi.

“Papunësia është në nivel më të lartë se sa e paraqesin Qeveria. Lëvizja e qytetarëve në vende tjera, tregon që s’ka treg të punës edhe ai që është veç për shërbim”, u shpreh ai.  Ekonomisti Raçi thotë se mungesa e të ardhurave i qon qytetarët deri tek vetëvrasjet.

 “Shqetësuese papunësia, se kjo ndikon edhe në aspektin social psikik për shkak të mungesës së të ardhurave, dhe ky është një faktor që ndikon tek rritja e vetëvrasjeve se ndihën të pabarabartë në shoqëri”, deklaroi Raçi për “Front Online”.

Komento: