Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa thotë se raporti i Bankës Botërore, se Kosova e ka numrin më të ulët të papunësisë tregon se ikja jashtë vendit ka ndikuar në atë përqindje.
“Shifra prej 37% është një pjesë e madhe e kategorisë se punëtoreve të aftë që janë dhe punojnë në diasporë dhe ka ndikuar qe te jetë kjo përqindje”, ka thënë Bellaqa.
Ekonomisti Bellaqa tregon se si duhet zhvilluar ekonomia e Kosovës.
“Për te pasur një mërqinje ekonomike dhe sociale qe plotëson nevojat dhe kërkesat duhet rritet ekonomia mesatarisht diku 8% vjetore për disa vite dhe të ndërron statusin nga ekonomia në zhvillim në at të zhvilluar ku do të krijohet një ekonomi e shkalles, ku eksport do të ketë ma shume se import”, ka thënë Bellaqa për Front Online.