Drejtori i Arsimit në Vushtrri: 5 deri 7 ankesa janë regjistruar për çështjen e teksteve shkollore

10:08 | 19 October 2024
drejtori-i-arsimit-ne-vushtrri:-5-deri-7-ankesa-jane-regjistruar-per-ceshtjen-e-teksteve-shkollore


Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj ka deklaruar për “Front Online” se ka pranuar disa ankesa për çështjen e librave.

Ai thotë se kjo po vjen si pasoj e problemeve me daljen e parave tek prindërit për subvencionim.

“Rreth 5 deri 7 ankesa janë regjistruar për çështjen e teksteve shkollore që po kanë probleme deri tek dalja e mjeteve financiare në xhjirollogari”, ka deklaruar Tahiraj për “Front Online”.

 

Komento: