Dështon marrëveshja Allegri – Juventus, trajneri italian po transferohet të gjiganit Evropian

08:44 | 10 Maj 2019

Massimiliano Allegri pritet të largohet gjatë verës nga Juventus. Ai pritet t’i bashkohet kampionit francez. Paris Saint-German.

Në takimin e fundit mes Fabio Paratici, Andrea Agnelli, Pavel Nedved me Allegrin, ata nuk arritën në një marrëveshje, pasi trajneri i Juventus dukej i pasigurt për të ardhmen e tij.

PSG është i ngazëllyer me punën e Allegrit si trajner i Juventusit, duke besura se duhet të kenë një menaxher me përvojë evropiane në klub dhe jo dikush si Thomas Tuchel, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, Juventusi ka nisur të mendojnë për zëvendësimin e Allegrit. Ata e shohin Pep Guardiolan si një ëndërr, por nuk e shohin atë si një mundësi reale.

Klubi është ende i interesuar për Antonio Conte dhe të dy Fabio Paratici dhe Nedved kanë kontaktuar personalisht me të, por Agnelli nuk është i bindur ta ketë atë përsëri.

Mauricio Pochettino është një opsion si dhe Didier Deschamps, i cili fitoi Kupën e Botës të FIFA-s me Francën vitin e kaluar. /ORAinfo/

Komento: