Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti.
Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
“Operacioni është zhvilluar në tre drejtime operacionale,një nga ajri me dron dhe dy të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.
Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.
Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.