Podujeva nderohet me çmim ndërkombëtar

17:38 | 19 October 2024
podujeva-nderohet-me-cmim-nderkombetar

Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ka bërë që Podujeva të jetë fituese e çmimit ndërkombëtar “Globallocal” ceremoni kjo e mbajtur në Budvë të Malit të Zi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur këtë vlerësim si dëshmi të përpjekjeve për të ndërtuar një ekonomi lokale të qëndrueshme dhe konkurruese.

“Me projekte si Zona Industriale, subvencione për bizneset vendore dhe mbështetje për gratë në biznes e start up biznese, po krijojmë mundësi të reja dhe po fuqizojmë ekonominë e Podujevës. Ky çmim na nderon dhe na motivon të vazhdojmë me përkushtim për të përmirësuar më tej kushtet për sipërmarrje dhe për të hapur rrugë të reja për zhvillim ekonomik”, u shpreh ndër të tjera Bulliqi në fjalën e tij në këtë ceremoni, njofton Komuna e Podujevës.

Ky çmim ndërkombëtar të cilin këtë vit e mori Podujeva jepet nga viti 2018 dhe ndahet për komunitetet dhe institucionet që krijojnë një ambient të mirë për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindor.

Komento: