Osmani takohet me përfaqësues nga Google dhe Amazon: Synimi është përfshirja e Kosovës në platformat më të mëdha digjitale

18:38 | 19 October 2024
osmani-takohet-me-perfaqesues-nga-google-dhe-amazon:-synimi-eshte-perfshirja-e-kosoves-ne-platformat-me-te-medha-digjitale

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon, ka folur për bashkëpunim ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimin digjital.

“Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka thënë Osmani.

Komento: