​Kurti viziton panairin Sial 2024 në Paris

19:38 | 19 October 2024
​kurti-viziton-panairin-sial-2024-ne-paris

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e 60-të jubilar.

Kurti me këtë rast theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive për prodhuesit nga Kosova dhe mbështetjen e tyre përballë sfidave dhe rritjen e kapaciteteve eksportuese.

Ai tha se mbështetja e mëtejshme për sektorin privat në Kosovë së shpejti do të ofrohet edhe përmes Agjencisë për Investime dhe Eksporte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në panair po marrin pjesë 7500 ekspozues nga 125 shtete, mes të cilave edhe tetë kompani prodhuese nga Kosova, të cilat prezantojnë produktet nga industria e përpunimit të produkteve bujqësore, industria e pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, pije energjike dhe lëngje frutash.

Prania e Kosovës në këtë panair, i cili këtë vit pritet të mbledhë mbi 256 mijë vizitorë, ofron një mundësi të mirë për afirmimin e produkteve të saj në tregjet ndërkombëtare, rritjen e eksportit dhe përmirësimin e imazhit si një vend me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe inovacion.

Komento: