“Trefishimi i tatimit në pronë për biznese”, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve

21:08 | 19 October 2024
“trefishimi-i-tatimit-ne-prone-per-biznese”,-rukiqi:-qeveria-e-majte-synon-zhvatjen-e-milionave-te-qytetareve-dhe-bizneseve

Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe anti-zhvillim që sipas tij, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizeseve nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.

Përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo nuk do të lejohet nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër.

“Të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë. Këtë nuk do ta lejojmë, me Qeverinë e udhëhequr nga Lumiri, Qeveri që nuk e rrit buxhetin me rritje taksash, por me rritje ekonomike që vjen nga investimi në Ekonomi”, shkroi Rukiqi.

Komento: