E rëndë: Pas burrit, vdes edhe gruaja nga aksidenti tragjik në Rozhajë

10:36 | 20 October 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Nga ky aksident tragjik mbeti i vdekur i riu nga Peja, Benjamin Lajqi, ndërsa me të në veturë ishte edhe bashkëshortja e tij.

Pasi po luftonte me jetën, tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj, Sabina Lajqi, e cila nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Komento: