Gjendet drogë tek një person në Suharekë

11:38 | 20 October 2024
gjendet-droge-tek-nje-person-ne-suhareke

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, tek një person në Suharekë është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për marihuanë.

“Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një grinder”.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Komento: