Konfirmohet takimi O’Brien- Kurti, nis në ora 15:00

13:38 | 21 October 2024
konfirmohet-takimi-o’brien-kurti,-nis-ne-ora-15:00

Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti.

ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.”

Komento: