Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para

21:38 | 21 October 2024

Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.

Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.

Komento: