Berisha: Kurti po i ikë zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

00:08 | 22 October 2024
berisha:-kurti-po-i-ike-zbatimit-te-marreveshjeve-nderkombetare

Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se vizita e O’Brien-it në Kosovë ka të bëjë me kërkesat e tij për zbatimin  e marrëveshjeve të arritura më herët në Bruksel e Ohër.

Berisha tha se kërkesa e O’Brienit dëshmon se kryeministri Kurti është në pozicion pat dhe tani është para një presioni ndërkombëtar për zbatuar detyrimet që dalin nga plani ‘franko-gjerman’.

“Të gjitha lëvizjet që i bën Kurti që shkakton kriza lokale brenda vendit apo tensionin që mundohet ta krijojë me hedhjen e atyre dilemave për ndonjë sulm, janë skenare për të blerë kohë për të krijuar status-quo-në dhe për t’i ikur përgjegjësisë që ka marrë në raportet ndërkombëtare lidhur me këto marrëveshje”, tha Berisha në magazinën informative ‘Lajmi i fundit’, në RTK.

Ai më tej theksoi se të gjitha këto marrëveshje bien ndesh me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Berisha tutje shtoi se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e detyrueshme të zbatohet, pavarësisht kohën.

Ai tha se ekzistojnë dy rrugëzgjidhje të situatën në të cilën ndodhet vendi: që kryeministri t’i sjellë në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare dhe t’i abrogojë, por që nuk mund ta bëjë, sepse  bie ndesh me agjendën me të cilën ka ardhur në pushtet dhe e dyta, që qytetarët të rrëzojnë nga pushteti këtë kryeministër që të shmanget situata në të cilën ndodhet vendi.

Komento: