Zirkzee kërkon shpëtimin te ish-trajneri

15:38 | 22 Tetor 2024
zirkzee-kerkon-shpetimin-te-ish-trajneri

Joshua Zirkzee është gati që të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit.

Ylli holandez e nisi perfekt me golin e fitores në debutimin e tij, por nuk ka shënuar që nga atëherë.

Kësisoj, raportohet që ai në janar mund të kalojë te Juventusi në formë huazimi.

Aty do të bashkohej sërish me trajnerin Thiago Motta, nën urdhrat e së cilit kishte shkëlqyer vjet te Bologna.

Komento: