Deputeti i VV-së për vizitën e O’Brien : Drafti i statutit të Asociacionit duhet ta kalojë filtrin e Kushtetueses

18:38 | 22 October 2024
deputeti-i-vv-se-per-viziten-e-o’brien-:-drafti-i-statutit-te-asociacionit-duhet-ta-kaloje-filtrin-e-kushtetueses


Agon Batusha, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje” e vlerësoi vizitën e O’Brien në Kosovë si pozitive dhe në momentin e duhur. Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve jo vetëm që janë të forta, por po thellohen në fusha kyçe për vendin.

‘’ Vizita e O’Brien është ne momentin e duhur dhe ishte pozitive. U ritheksua qe raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë te palëkundura, përkundrazi po zgjerohen dhe thellohen me bashkëpunime ne shume fusha qe janë jetike për Kosovën’’, tha Batusha për FrontOnline.

Për sa i përket draft-statutit të Asociacionit për Komunat veriore, Batusha theksoi se çdo dokument i tillë duhet të kalojë përmes filtrit të Gjykatës Kushtetuese. Ai shprehu shqetësim për mospranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit nga Serbia, duke theksuar se shkeljet e vazhdueshme nga pala serbe e vështirësojnë dialogun.

‘’Draft-statuti i Asociacionit për Komunat veriore te Republikës kur do qe hartohet nga institucionet e Republikës ose behet dokument i institucioneve Kushtetuese te Republikës, duhet te kaloj edhe ne filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Por, mos pranimin e marrëveshjes se Brukselit dhe aneksin e Ohrit nga ana e Serbisë, e patjetër shkelja e vazhdueshme e dispozitave te këtyre marrëveshjeve nga pala serbe, e vështirëson secilin proces te dialogut’’, përfundoi Batusha.

Komento: