Inspektorati aksion në Dardani, largon një konstruksion i cili ishte vendosur ilegalisht

12:08 | 23 October 2024
inspektorati-aksion-ne-dardani,-largon-nje-konstruksion-i-cili-ishte-vendosur-ilegalisht

Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt – konstruksion të vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aksione të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Inspektorati do të vazhdojë me largimin e këtyre objekteve (konstruksioneve) ilegale duke mos lënë anash edhe ndërhyrje, aksione dhe inspektime të tjera të shumta në kryeqytet të cilat zhvillohen njëkohësisht”, thuhet në njoftim.

Komento: