Nis dëshminë Nuredin Ibishi në rastin Thaçi dhe të tjerët, seanca ndërpritet pa planifikim

13:38 | 23 October 2024
nis-deshmine-nuredin-ibishi-ne-rastin-thaci-dhe-te-tjeret,-seanca-nderpritet-pa-planifikim

Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, por që seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër.

“Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxjerrni dëshmitarin. Dëshmitar do të bëjmë një pu…”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III teksa seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Fillimisht, pyetjet për këtë dëshmitar i nisi prokurorja Silvia D’Ascoli, e cila po prezantojë dokumente që janë deklarata të mëhershme të Ibishit të dhëna më parë për autoritetet e drejtësisë.

“Jam mundu ta them të vërtetën, e nëse ka ndonjë mospërputhje do të mundohem ta sqaroj”, tha Ibishi.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Ibishit do të zgjasë rreth një a po dy ditë, e që prej kësaj kohe, 2 orë e gjysmë janë paraparë për pyetje të ZPS-së. Ndërsa, për mbrojtjen e viktimave rreth 20 minuta. E, për mbrojtjen e të akuzuarve rreth gjashtë orë.

Ibishi ka qenë dëshmitar edhe në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ku kishte thënë se kur ishte deputet, pa vullnet e kishte votuar Gjykatën Speciale.

Ndryshe, gjatë fundit të dëshmisë së tij, Fadil Geci u përball me reagimin publik të Ramë Bujës ndaj dëshmisë së dëshmitarit, raporton Betimi për Drejtësi.

Janë të pavërteta thuajse të gjitha përveç faktit që unë gjatë asaj kohe kur është bërë kjo komunikatë e famshme me numër 59, unë nuk kam qenë në Shtab”, thuhet në reagimin e Ramë Bujës.

Dëshmitari tha se Ramë Buja është bashkëpunëtor i ngushtë i të akuzuarve e që një pjesë të asaj që e ka thënë e ka mohu gjë të cilën nuk është dashtë ta bëjë.

“Bashkëpunëtor më i ngushtë i krejt këtyre kolegëve këtu”, tha Geci.

Ndryshe, ndonëse u tha se seanca është në pushim, në faqen e transmetimit figuron që seanca është e mbyllur.

Komento: