Kurti uron hungarezët për Ditën Kombëtare

14:38 | 23 October 2024
kurti-uron-hungarezet-per-diten-kombetare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare popullin hungarez që siç tha, sot nderojnë luftën e guximshme të popullit, shumë prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre në vjeshtën e vitit 1956, duke protestuar kundër terrorit dhe shtypjes sovjetike në atë që u bë fillimi i Revolucionit Hungarez.

Në postimin e tij në Tëitter ai shtoi se Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe, e cila mbetet simbol i fuqishëm i luftës për sovranitet dhe vullnetin e popullit për liri.

Komento: