Gattuso i jep dënim të pazakontë futbollistit kosovar

15:17 | 23 October 2024

Gennaro Gattuso është i njohur për veprimet e tij kontroverse.

Trajneri italian ka qenë protagonist me një vendim që e mori së fundmi.

Trajneri i Hajduk Splitit e mori një vendim aspak të zakontë ndaj futbollistit kosovar, Leon Dajaku, shkruan mediumi kroat “Index”.

Më saktësisht, 23 vjeçari e bëri një reagim jo të mirë pasi u zëvendësua nga trajneri, i cili më pas vendosi ta “dënojë” atë në mënyrë interesante.

Në fakt, mediumi kroat raporton se legjenda e Milanit e ka urdhëruar Dajakun që ta paguajë një darkë për të gjithë bashkëlojtarët dhe për stafin, në mënyrë ta “zhduk” gabimin që e bëri në fundjavë.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe i Sunderlandit u largua i mllefosur nga loja kundër Slaven Belupo duke e hedhur një shishe në bankën rezervë, ndërsa Gattuso pas lojës shpjegoi se kjo sjellje e Dajakut nuk ishte si pakënaqësi ndaj trajnerit, por që ishte i nervozuar me gabimet që i bëri dhe me paraqitjen e tij jo të mirë.

Gattuso e ka pranuar kërkim-faljen e Dajakut, i cili megjithatë nuk do të shpëtojë pa e paguar darkën për ekipin.

Komento: