Juventus po transferon dy ‘bisha’ në fazën e sulmit

11:55 | 10 Maj 2019

Juventus është duke u përgatitur për afatin e transferimeve të verës.

‘Zonja e vjetër’ është duke menduar për fazën e sulmit. E në radarët e Juventus janë sulmuesi i Interit Mauro Icardi dhe sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial.

Sipas Tuttosport, sulmuesi argjentinas i Interit është caku kryesor i Juventusit për të rindërtuar fazën e sulmit, përcjell ORAinfo.

Problemet e shumta të publikuara në media mes Mauro Icardit dhe Interit e kanë bërë që Juventus ta ketë Icardin në krye të listës së transferimeve.

Sulmuesi argjentinas është golashënuesi i shënuar i Serie A.

Emri tjetër në listën e sulmuesve që Juventusi po e mban të ngushtë është ajo e Anthony Martial.

Sulmuesi francez nuk është duke kaluar momente të mira në Old Trafford, dhe ekspertë të futbollit kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Manchester United. /ORAinfo/

Komento: