Misioni amerikan në OKB shkruan për takimin e Wood me Osmanin: Vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për Ukrainën

21:08 | 23 October 2024
misioni-amerikan-ne-okb-shkruan-per-takimin-e-wood-me-osmanin:-vleresojme-mbeshtetjen-e-kosoves-per-ukrainen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Për këtë takim ka shkruar misioni amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë reagim, thuhet Se është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu, Wood ka shprehur vlerësimin për Kosovës shkak i mbështetjes së saj për Ukrainën.

“Ambasadori Wood u nderua të priste Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – e cila ishte në Nju Jork për të mbrojtur çështjet e grave, paqes dhe sigurisë. Të dy diskutuan dialogun e lehtësuar nga BE dhe nevojën që viktimat e luftës të gjejnë mbyllje. Ambasadori Wood shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

 

Komento: