Këshilla për bizneset: Më shumë kujdes për sigurinë kibernetike

21:08 | 23 October 2024
keshilla-per-bizneset:-me-shume-kujdes-per-sigurine-kibernetike

Rreziku nuk është vetëm nga konkurrenca.

Bizneset kërcënohen shumë edhe nga sulmet që kanë për cak shkatërrimin e të dhënave të tyre, raporton Klan Kosova.

E për ta evituar sa më shumë këtë rrezik, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi të mërkurën në Klan Arena, konferencën dedikuar sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes në epokën digjitale.

Ekspertët e kësaj fushe thonë së bizneset shumë pak i kushtojnë rëndësi këtyre sulmeve.

Kjo konferencë u mbajt në muajin e ndërgjegjësimit për siguri kibernetike.

Kronikë  e përgatitur nga gazetarja: Endrita Bajrami. /Klankosova.tv

Komento: