Dështon mbledhja e Komisionit për Integrim Europian, mungojnë deputetët

11:38 | 24 October 2024
deshton-mbledhja-e-komisionit-per-integrim-europian,-mungojne-deputetet

Në mungesë kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Europian.

Në mbledhje të pranishëm ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni dhe Agon Batusha, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj.

Në rend dite ishte Shqyrtimi i Projektligjit për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së./EO/

Komento: